Lini një takim
Ju mund të plotësoni formularin për të caktuar një takim.
Pyete doktorin
Ju mund të konsultoheni me mjekun tonë online duke plotësuar formularin.Kujt i bëhet analiza e panelit të fertilitetit?
- Në ditët e sotme është rritur numri i femrave që përpiqen të mbeten shtatzënë dhe të kenë fëmijë në moshën 30-40 vjeçare.
- Fertiliteti fillon të bije kah mesi i moshës 30 vjeçare; ndërsa kah fundi i 30-tave kjo rënie përshpejtohet.
- Fertiliteti zvogëlohet me kalimin e moshës sepse më pak vezë mbeten në vezore dhe cilësia e qelizave vezë të mbetura bie në krahasim me vitet paraprake.
- Në moshat më të mëdha, reagimi i femrave ndaj barnave të përdorura në trajtimin e infertilitetit është i ulët dhe ekziston gjasa e abortit.
- Gjasa për të marrë një embrion me defekt kromozomik gjithashtu rritet me moshën.
- Për këtë arsye, për femrat që planifikojnë shtatzëninë në grupmoshën kritike, është mirë ta bëjnë analizë të panelit të fertilitetit.
![]() |
SI ANALIZOHET Paneli i fertilitetit? MARRJA E MOSTRËS Mjafton të merret gjak nga krahu me nga një epruvetë me kapak të kuq dhe të verdhë. KUSHTET E ANALIZËS Analiza nuk ndikohet nga uria apo ngopja. REZULTATI Në përjashtim të analizës së zinkut, analizat përfundojnë në të njëjtën ditë. Analizat e zinkut bëhen të hënave dhe të enjteve; kurse rezultatet bëhen të nesërmen. |
Përmbajtja e panelit të fertilitetit
FSH
Përdoret për të vlerësuar funksionet e gjëndrës së hipofizës. Është e rëndësishme për diagnostikimin e problemeve të tilla si: Pamjaftueshmëria primare/sekondare e vezores, pamjaftueshmëria gonadale (hipogonadizmi hipogonadotropik), sindroma e vezores policistike (PCOS).
LH
Përdoret për të vlerësuar funksionet e hipotalamusit dhe të gjëndrës së hipofizës. Vlera e saj diagnostike, është e ngjashme me FSH .
E2
Funksionimi i rregullt i funksioneve riprodhuese, shfrytëzohet për para diagnostikim të parregullsisë menstruale.
Prolaktina
Funksionimi i rregullt i funksioneve të ovulacionit, shfrytëzohet për para diagnostikim të parregullsisë menstruale. Është e rëndësishme për diagnostikimin e hiperprolaktinemisë.
TSH dhe T3/T4 i lirë
Shfrytëzohet për vlerësimin e funksionimit të gjëndrës tiroide.
AMH
Është një test i lehtë për hormone, i bazuar në analizë të gjakut, që tregon rezervën e vezëve te gratë.
