Lini një takim
Ju mund të plotësoni formularin për të caktuar një takim.
Pyete doktorin
Ju mund të konsultoheni me mjekun tonë online duke plotësuar formularin.Çfarë është paneli i metaleve të rënda?
Paneli i metaleve të rënda, është një ekzaminim që synon të masë nivelet e metaleve potencialisht të dëmshëm në gjak ose urinë.
Për kë rekomandohet paneli i metaleve të rënda?
Është e dobishme të bëni ekzaminimin e panelit të metaleve të rënda nëse:
- banesa juaj është afër zonës industriale dhe nëse ka fabrika rreth saj,
- ujin e rrjetit e përdorni për pije dhe ekziston mundësia që ndonjë substancë të përzihet në këtë ujë,
- kemi ndonjë protezë në trupin tuaj, dhe
- i konsumoni shpesh ushqimet detare, siç janë midhjet.
![]() |
SI ANALIZOHET Paneli i metaleve të rënda (BRENDA QELIZE)?
MARRJA E MOSTRËS Për një test të vetëm metali, mjaftojnë 2 epruveta EDTA, me kapak ngjyrë vjollce, ndërsa për panel kërkohen 6 epruveta. KUSHTET E ANALIZËS Për këtë analizë nuk kërkohet të keni uri ose të jeni ngopur REZULTATI Analiza e bakrit, zinkut, magnezit dhe e selenit, kryhet për 10 ditë, ndërsa e metaleve tjera për 15 ditë.
|
SI ANALIZOHET Paneli i metaleve të rënda (SERUM)?
MARRJA E MOSTRËS
Për këto analiza kërkohen epruveta EDTA, në numër dhe sasi të përshkruara në vijim:
Për magnez 1 epruvetë me kapak të verdhë; Për një analizë të vetme të selenit, bakrit, zinkut dhe të aluminit, 1 epruvetë me kapak të kuq, ndërsa për analizë të shumëfishtë 2 epruveta me kapak të kuq; Për një analizë të vetme të arsenit, zhivës, kadmiumit, kobaltit, kromit, plumbit, manganit dhe nikelit, 1 epruvetë, ndërsa për analizë të shumëfishtë 4 epruveta
KUSHTET E ANALIZËS
Për këtë analizë nuk kërkohet të keni uri ose të jeni ngopur
REZULTATI
Të gjitha analizat kryhet për rreth 15 ditë.
SI ANALIZOHET Paneli i metaleve të rënda (URINË)?
MARRJA E MOSTRËS
Mblidhet urina 24-orëshe.
KUSHTET E ANALIZËS
Për këtë analizë nuk kërkohet të keni uri ose të jeni ngopur
REZULTATI
Të gjitha analizat kryhet për rreth 15 ditë.
Paneli i metaleve të rënda
Para se të bëni ekzaminimin e panelit të metaleve të rënda, për 8 orë duhet t’i shmangeni konsumimit të këtyre produkteve.
Përmbajtja e panelit të metaleve të rënda
Analiza elementare
Alumini, Arseni, Bakri, Zhiva, Zinku, Kadmiumi, Kobalti, Kromi, Plumbi, Magnezi, Mangani, Nikeli, Seleni [ ] Brenda qelizor [ ]në gjak [ ] në urinë
