TEKSTI INFORMUES PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Si Elab Laboratuvarlar Grubu ("Kompania"), ne i kushtojmë rëndësi të madhe privatësisë dhe sigurisë së të dhënave tuaja personale. Me këtë vetëdije, në bazë të Ligjit nr. 6698, për mbrojtjen e të dhënave personale (LMDhP) dhe legjislacionit relevant, në cilësinë Përgjegjësit e të dhënave, dëshirojmë t'ju informojmë juve, pacientët tanë të çmuar, për të dhënat tuaja personale të përpunuara.
- Të dhënat tuaja personale përpunohen dhe ruhen për qëllimet dhe arsyet ligjore të shpjehuara në vijim:
Vendosja e marrëdhënieve tona shërbyese në kuadër të shërbimeve laboratorike të kompanisë sonë, Kryerja e operacioneve në kuadër të ofrimit të shërbimeve laboratorike, si pjesë e kryerjes së procedurave mjekësore dhe krijimi i kartës së pacientit në emrin tuaj
- për sigurimin e vazhdimësisë së shërbimit dhe detyrimeve tona që rrjedhin nga legjislacioni ligjor në cilësinë e Laboratorit të Analizave Mjekësore, ku të dhënat tuaja personale që lidhen me Identitetin, Komunikimin, Transaksionit me Klientin, Sigurisë së Transaksionit, Transaksionit Ligjor, Informacionit Shëndetësor, Regjistrimet vizuale dhe audio;
- Regjistrimi fillestar i pacientit; Menaxhimi i procedurave të terminëve; Sigurimi i informatave dhe përkujtimi i terminit
- Kryerja e punëve të nevojshme për marrjen e mostrave nga shtëpia
- Marrja e informatave të nevojshëm për diagnozën mjekësore dhe kryerja e shërbimeve mjekësore, trajtimi dhe kujdesi
- Sigurimi që shërbimet laboratorike të ju ofrohen në mënyrë të sigurt
- Përmbushja e detyrimeve të ruajtjes dhe mbrojtjes që burojnë nga ofrimi i shërbimit shëndetësor që ju kërkoni
- Sigurimi i financimit dhe menaxhimit të shërbimeve shëndetësore
- Verifikimi i të drejtës suaj që keni në institucionet/organizatat me marrëveshje dhe sigurimi i dakordimit financiar në lidhje me shërbimet shëndetësore të ofruara nga institucionet/organizatat me marrëveshje
- Lëshimi i faturave për shërbimet e ofruara
- Informimi i juaj dhe/ose i personave të autorizuar nga ju për rezultatet
- Në kuadër të kryerjes së procedurave të testeve, në raste kur është e nevojshme, marrja e mbështetjes nga laboratorët vendore dhe ndërkombëtarë kompetentë në fushat e tyre
- Përmbushja e detyrimeve të përcaktuara nga legjislacioni, institucionet përkatëse rregullatore lidhur me ruajtjen, njoftimin dhe detyrimet tjera të ngjashme
- Matja e satisfakcionit tuaj për shërbimet tona, zgjidhja e ankesave dhe kontrollimi nëse ndodh përsëritja.
Në përpunojmë të dhënat tuaja personale bazuar në arsyen ligjore nga neni 5 të LMDhP-së, që përcakton se për përmbushjen e detyrimeve ligjore, është e nevojshme të përpunohen, të përdoren dhe të ruhen të dhënat personale të palëve kontraktuese, me kusht që kjo të jetë e lidhur drejtpërdrejt për interesat legjitime të kontrolluesit e të dhënave me realizimin, shfrytëzimin dhe me mbrojtën e një të drejte. Të dhënat tuaja shëndetësore mund të përpunohen dhe transferohen pa pëlqimin tuaj të qartë , bazuar në arsyen ligjore të përpunimit nga persona që janë nën detyrimin e konfidencialitetit për qëllime të kryerjes së diagnozës mjekësore, trajtimit dhe shërbimeve të kujdesit, planifikimit dhe menaxhimit të shërbimeve shëndetësore brenda fushëveprimit të nenit 6/3 të LMDhP. Megjithatë, në rastet që nuk i përkasin këtij kufizimi, pëlqimi juaj i qartë merret gjatë përpunimit dhe transferimit e të dhënave tuaja personale dhe të informatave të veçanta personale.
- Mënyra e mbledhjes së të dhënave tuaja personale <
Të dhënat tuaja personale mund të mblidhen në mënyra automatike dhe jo-automatike deklarimet tuaja, nga të afërmit tuaj dhe/ose ofruesit e informacionit mjekësor si spitalet, institucionet shëndetësore publike dhe private të kontraktuara, nëpërmjet informatave dhe dokumenteve që na i përcillni me shkrim, gojarisht dhe elektronikisht, nëpërmjet telefonit, e-mailit, formularit të kontaktit në faqen e internetit dhe kanalet e tjera të komunikimit, përmes informatave të mësuara nga punonjësit tanë që janë të regjistruara në sistemet tona, nëpërmjet sistemeve të kompanive të sigurimit dhe institucioneve të ngjashme, sisteme si pajisje testimi dhe nga kamerat sigurisë etj.
- Transferimi i të dhënave tuaja personale
Të dhënat tuaja personale; në kuadër të informimit për rezultatet e testit, mund t'u transferohen juve, si dhe me pëlqimin tuaj të qarti i transferohen edhe personave për të cilët keni dhënë pëlqimin dhe autorizimin, institucioneve shëndetësore dhe mjekëve që e kërkojnë atë, platformave nga të cilat merren me shërbimet e infrastrukturës mjekësore dhe financiare dhe ofruesit e infrastrukturës që përdoren në kuadër të shërbimeve të kërkimit të rezultateve në internet, ofruesve tanë të shërbimeve si konsulta financiare dhe konsulta ligjore, ofruesit privat të sigurimeve shëndetësore në kuadër të fushës së sigurimeve private shëndetësore, organeve dhe organizatave të kontraktuara, laboratorëve kompetente të kontraktuara dhe kompanive të grupit tanë. Përveç këtyre, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve tona që rrjedhin nga legjislacioni dhe në rastet kur njoftimi është i detyrueshëm, të dhënat tuaja personale mund të ndahen me organet relevante kompetente publike si Ministria e Shëndetësisë, Drejtoritë e Shëndetësisë; dhe në kuadër të ushtrimit të drejtës sonë për mbrojtje, kur një gjë e tillë është e nevojshme, mund të ndahen edhe me avokatët tani, dhe në kuadër të përmbushjes së kërkesave të bazuara në vendime gjyqësore, me kusht që këto kërkesa të jenë në përputhje me ligjin dhe procedurat të dhënat tuaja mund të ndahet edhe me personat e autorizuar dhe institucionet zyrtare.
- Të drejtat tuaja si person relevant
Si person relevant, në përputhje me nenin 11 të Ligjit të lartpërmendur;
- Ju mund të kërkoni informata nëse të dhënat tuaja personale janë përpunuar, të kërkoni informata për të dhënat tuaja po që se janë përpunuar ato,
- Të informoheni për qëllimin e përpunimit të të dhënave tuaja personale dhe nëse ato përdoren në përputhje me qëllimin e tyre të synuar,
- Të dini se cilat janë palët e treta që i janë transferuat të dhënat tuaja, qofshin ato në vend apo jashtë vendi,
- Të kërkoni korrigjimin e të dhënave personale nëse ato janë të paplota ose të përpunuara gabim,
- Të kërkoni shlyerjen ose asgjësimin e të dhënave personale,
- Të kërkoni që transaksionet në lidhje me korrigjimin dhe/ose shlyerjen ose asgjësimin e të dhënave personale t'u vihet në dijeni palëve të treta të cilave u janë transferuar të dhënat personale,
- Të kundërshtoni nxjerrjen e ndonjë rezultati kundër vetë personit, si rezultat analizave e të dhënave të përpunuara ekskluzivisht përmes sistemeve automatike,
- Të kërkoni kompensim material në rast se ju shkaktohet ndonjë dëm si rezultat i përpunimit të kundërligjshëm i të dhënave tuaja personale.
- Metodat e aplikimit në lidhje me të drejtat tuaja
Si personi relevant, kërkesat tuaja drejtuar kompanisë sonë, lidhur me LMDhP, ju mund t'i paraqisni përmes formularit i cili gjendet në ueb faqen tonë;
- me kërkesë të nënshkruar nga ju dhe me dokumente me të cilat mund t'ju identifikojmë, duke u paraqitur personalisht ose përmes noterit, në adresën "Dergiler Sk . Nr:7 34394 Esentepe Şişli/İstanbul",
- Nëpërmjet postës elektronike të regjistruar në adresën elab@hs01.kep.tr,
- Me nënshkrim të sigurt elektronik,
- Duke na shkruar në kisiselveri@elab.com.tr nga adresa juaj e regjistruar në sistemin tonë.