Disa teste të veçanta të ngarkimit, kryhen nën mbikëqyrjen e mjekut në kohë të caktuara të ditës. Nëse keni këtë lloj testi, paraprakisht konsultoheni me laboratorin dhe të merrni informata lidhur me testin.
- Testet e ngarkimit të glukozës
- Testet e supresimit (bllokimit) së hormonit të rritjes
- Testet e stimulimit të hormonit të rritjes
- Testet e supresimit (bllokimit) së kortizolit
- Testet e stimulimit të kortizolit
- Testi i GnRH
Kjo kohë ndryshon varësisht nga analiza e bërë. Rezultatet e të gjitha analizave të gjakut që janë rutine, përgatiten në orën 17:00 të së njëjtës ditë. Por në rast se mjeku juaj ose ju dëshironi që analizat të kryhen urgjentisht, për këtë njoftojeni laboratorin dhe informohuni se sa kohë do të duhet për të marrë rezultatet. Disa analiza kërkojnë kohë për t'u përfunduar, sepse ato kryhen në ditë të caktuara të javës, në kuadër të një programi. Kur të vini në laboratorin tonë, ju lutemi informohuni nga recepsionistët se kur do të jenë gati rezultatet.
Rezultatet e analizave laboratorike mund t'i merrni përmes e-mailit. Për një gjë të tillë, në faqen tonë të internetit shkoni te pjesa e rezultateve online, dhe plotësoni të dhënat e kërkuara. Por edhe gjatë regjistrimit nëse zgjidhni opsionin e pranimit të rezultateve përmes e-mailit, ato do t’ju dërgohen në e-mail.
Disa barna ndikojnë në rezultatet e disa analizave. Prandaj, gjatë marrjes së mostrave informoni teknikët për barnat që i keni përdorur.
Vlerat e enzimave të mëlçisë mund të rriten si rezultat i alkoolit (SGOT-Ast, SGPT-ALT, LDH, Gamma GT). Në analizat e mëlçisë dhe pankreasit mund të ndodhin gjithashtu ngritje më të larta në vlera, si pasojë e përdorimit kronik dhe në sasi të mëdha të alkoolit. Gjithashtu edhe niveli i triglicerideve në gjak, mbetët i lartë për 2-3 ditë pas marrjes së sasive të mëdha të alkoolit.
Kortizoli dhe ACTH, të cilat përdoren veçanërisht për ekzaminimin e gjëndrave mbiveshkore, duhet të analizohen nga një mostër gjaku e marrë në mëngjes, jo më vonë se ora 10:00. Gjithashtu, rekomandohet që testet e Testosteronit, Indeksit të Testosteronit të Lirë, Kortizolit, Parathormonit , SHBG (Sex hormon binding globulin), GH (Growth Hormon), DHEA-SO4, ACTH dhe FBG të kryhen në mëngjes, jo më vonë se ora 10:00. Në të kundërtën, patjetër duhet të konsultoheni me një specialist laboratori.
Për një gjë të tillë patjetër duhet ta informoni teknikun e laboratorit ose ndonjë tjetër person përgjegjës. Asnjëherë mos jepni një mostër gjaku nga krahu i anës së operimit. Për shembull: nëse e keni hequr gjirin e majtë me operim, mos jepni kurrë gjak nga krahu i majtë.
Natën para ditës kur duhet shkoni për test, hani darkë më së voni në orën 10:00. Kur të hani darkë mos pini alkool. Pasi të hani darkë, mos hani dhe mos pini asgjë, deri sa të shkoni në laborator të nesërmen në mëngjes. Për barnat që i që përdorni rregullisht (presionin e gjakut, sheqerin, tiroiden , etj.), ju lutemi konsultohuni me mjekun tuaj ose qendrën tonë për të marrë informata nëse duhet t’i merrni këto barna gjatë kësaj kohe.
- Sheqeri në gjak në uri (bark të thatë)
- Testet orale të tolerancës së glukozës
- Testet e ngarkimit të glukozës
- Trigliceridet
- Kortizoli (në mëngjes)
- C- peptid
- Insulina në uri
- Hormoni i rritjes
- Leptina
- Lp (a)
- Acidet yndyrore të lira
- Homocisteina
- Parathormoni
- Kolesteroli sd-LDL
- HOMA-GTT
Ky është një test të cilin e bëjmë sipas sistemit të terminëve. Ju lutemi caktoni termin, të paktën 1 ditë para se të vini për test. Pas një urie 12-orëshe gjatë natës, ejani në laboratorin tonë, jo më vonë se ora 10:00 paradite. (Shih “Si duhet përgatitur për teste që kërkohet uria”). HOMA-GTT zgjat afërsisht 3 orë. Luteni që këtë ta keni parasysh, kur të bëni programin tuaj ditor.
Vitamina B12, Acidi folik, Kalciumi, Hekuri, Kapaciteti total për të lidhur hekur, Acidi urik, Zinku, Fosfori, Magnezi.
Nëse nuk është specifikuar ndryshe, rekomandohet që mostra të merret nga urina e parë e mëngjesit.
Për analizë më të saktë të VMA (acidi vanilmandelik në urinën 24-orëshe), në vijim janë dhënë shpjegime rreth dietës dhe metodës së marrjes së mostrës. Ju lutemi lexoni me kujdes dhe aplikoni atë që kërkohet.
Dieta: Për të përcaktuar VMA në urinën 24-orëshe, para se të merret mostra e urinës, aplikohet një dietë 3 ditore. Gjatë kësaj kohe: Mos konsumoni: çokollatë, kafe, banane, torte dhe ushqime që përmbajnë vanilje, portokall dhe limon.
Duke u konsultuar me mjekun tuaj dhe nëse nuk do të shkaktoj ndonjë dëm, mos i përdorni barnat e hipertensionit dhe aspirinë si dhe barnat që derivojnë nga aspirina.
Për analizë më të saktë të oksalatit (në urinë 24-orëshe), në vijim janë dhënë shpjegime rreth dietës dhe metodës së marrjes së mostrës. Ju lutemi lexoni me kujdes dhe aplikoni atë që kërkohet.
Dieta: Për të përcaktuar oksalatin në urinë 24-orëshe, para se të merret mostra e urinës, aplikohet një dietë 2 ditore. Gjatë kësaj kohe:
Mos konsumoni: çokollatë, kafe dhe spinaq.
Mos i përdorni barnat që përmbajnë vitaminë C (acid askorbik).
Gjatë kohës kur merret mostra, duhet vazhduar dietën.
Për analizë më të saktë të hidroksiprolinës (në urinë 24-orëshe), në vijim janë dhënë shpjegime rreth dietës dhe metodës së marrjes së mostrës. Ju lutemi lexoni me kujdes dhe aplikoni atë që kërkohet.
Dieta: Për të përcaktuar Hidroksiprolinën në urinë 24-orëshe, para se të merret mostra e urinës, aplikohet një dietë 3 ditore. Gjatë kësaj kohe mos konsumoni mish të kuq, mish pule, peshk, supë pule, supë viçi dhe ushqime që përmbajnë xhelatinë.
Duke u konsultuar me mjekun tuaj dhe nëse nuk do të shkaktoj ndonjë dëm, mos i përdorni barnat e hipertensionit dhe aspirinë si dhe barnat që derivojnë nga aspirina.
Për analizë më të saktë të acidit hidroksiindoleacetik (5-HIAA) (në urinë 24-orëshe), në vijim janë dhënë shpjegime rreth dietës dhe metodës së marrjes së mostrës. Ju lutemi lexoni me kujdes dhe aplikoni atë që kërkohet.
Dieta: Për të përcaktuar 5-HIAA në urinë 24-orëshe, para se të merret mostra e urinës, aplikohet një dietë 3 ditore. Gjatë kësaj kohe mos konsumoni çokollatë, kafe, banane, torte dhe ushqime që përmbajnë vanilje, portokall dhe limon.
Duke u konsultuar me mjekun tuaj dhe nëse nuk do të shkaktoj ndonjë dëm, mos i përdorni barnat e hipertensionit dhe aspirinë si dhe barnat që derivojnë nga aspirina.
Nëse mjeku juaj nuk e specifikon një metodë të veçantë marrjes së mostrës dhe të dietës, ju rekomandojmë që mostrën ta merrni ashtu siç është përshkruar në vijim.
- Kur të ngriheni nga shtrati në mëngjes zbrazeni fshikëzën duke e hedhur urinën e parë. (PRA MOS E MERRNI PËR MOSTËSR)
- Të gjithë urinën e bërë gjatë 24 orëve, mblidheni në një enë të pastër për marrjen e mostrës, dhe mundësisht ruajeni në një mjedis të ftohtë dhe larg dritës.
- Të nesërmen në mëngjes, edhe urinën e parë të mëngjesit mblidheni në enën e njëjtë.
Të gjithë urinën e mbledhur gjatë 24 orëve, sa më shpejt të jetë e mundur dërgojeni në laborator.
Kalcium në urinë 24-orëshe
Oksalati në urinë 24-orëshe
Citrati në urinë 24-orëshe
Dopamina në urinë 24-orëshe
Hidroksiprolina në urinë 24-orëshe
Metanefrinati në urinë 24-orëshe
Epinefrina në urinë 24-orëshe
Norepinefrina në urinë 24-orëshe
Seratonina në urinë 24-orëshe
Acidi homovanilik (HVA) në urinë 24-orëshe
5-HIAA në urinë 24-orëshe
Gjaku okult në fekale:
Të paktën 2 ditë më herët duhet ndërprerë konsumimin e mishit të kuq dhe produktet e mishit (suxhuk, proshutë, sallame etj.), brokoli, rrepës së kuqe dhe rrepës së bardhë (rrepkë). Përveç kësaj, mos konsumoni ushqime djegës, për të evituar vështirësinë e jashtëqitjes. Pacientët me hemorroide, duhet të informojnë laboratorin për një gjë të tillë. Ata që përdorin aspirinë ose barna të ngjashme anti-inflamatore, të informojnë laboratorin për këtë. Ata që përdorin barna për hekur, të informojnë laboratorin për këtë. Marrja e mostrës gjatë menstruacioneve, mund të shkaktojë rezultate false pozitive.
Ushqimet e rekomanduara: perime (sallata e gjelbër, spinaqi), fruta (pjeshka, molla, kajsia, rrushi), sasi të vogla të lajthisë, mish pule ose peshku.
Spermiogrami – Morfologjia e spermës:
Të paktën 3 ditë para se të shkoni për test, kërkohet abstinencë seksuale. (Personi që do të japë mostrën për analizë, për 3 ditë nuk duhet të kryejë marrëdhënie seksuale ose të masturbojë). Mostrat e sjella nga jashtë, me shpejtësi duhet të dorëzohen në laborator. Koha nga marrja e mostrës deri te dorëzimi, nuk duhet të kalojë gjysmë ore.
Parazite në fekale:
Mostra e fekaleve duhet të dorëzohet në njërën prej degëve tona, brenda 30 minutave nga marrja e saj.
Ekzaminimi i fekaleve me shirit celofani:
Për këtë teknikë të veçantë ju mund të informoheni duke vizituar laboratorin tonë.
"Është një metodë e besueshme që përdoret shpesh për vezët e krimbave parazitarë (Enterobius vermicularis).
E. vermicularis i rritur jeton në zorrën e trashë dhe vezët e saj zakonisht nuk gjenden në fekale. Femrat e këtyre krimbave zakonisht dalin nga anusi gjatë natës dhe i vendosin vezët e tyre përreth anusit. Metoda e shiritit duhet të aplikohet te personi që të kërkohet ky parazit, përpara se të shkojë në tualet në mëngjes dhe para pastrimit të zonës anale. Gjasat për të zbuluar vezë paraziti në mostrat e marra pa respektuar këto rregulla, janë të vogla. Marrja e mostrave për të paktën 3-4 ditë rresht rrit gjasën e gjetjes së vezëve të parazitëve."
Metoda
1-Vishni doreza në të dyja duart, të cilat mund t'i merrni në barnatore.
2-Për të marrë një mostër nga rrethi i anusit, vendoseni pjesën ngjitëse të shiritit të celofanit mbi xham, në mënyrë që të jetë përballë grykës së anusit dhe më pas shtypni shiritin e celofanit me gishtin tregues.
3-Mëpas anën ngjitëse të shiritit kthejeni mbi xham, ku ishte i ngjitur para marrjes së mostrës.
4-Shkruani emrin dhe datën e pacientit në etiketë. Ju lutemi dorëzojeni në njërën prej degëve tona, më së voni brenda gjysmë ore.
Analiza e kërpudhave:
Kërkohen disa parapërgatitje për analizë të drejtpërdrejtë të kërpudhave ose për kulturën e kërpudhave.
1. Të paktën për 1 javë para kryerjes së analizës së kërpudhave ose kulturës së kërpudhave, nuk duhet të përdoren barna kundër kërpudhave.
2. Për mostrat që do të merren nga lëkura ose thonjtë, rekomandohet që këto pjesë të MOS lahen me brushë, të MOS pastrohen me sapun.
3. Nëse mostra do të merret nga thonjtë, ata nuk duhet të prehen për 15-20 ditë.
Testet e ngarkimit të glukozës:
Përveç nëse mjeku juaj ju specifikon ndryshe, në testet standarde 2-orëshe të ngarkimit të glukozës ose më të gjata, rekomandohet një dietë e pasur me karbohidrate, të paktën 3 ditë. Dieta që kufizon karbohidrat për pacientët para këtij testi, ndikon në metabolizmin e tyre dhe bën që rezultati i testit të jetë mashtrues.
Po, më mirë është të mos pini. Disa rezultate të analizave të gjakut në uri, ndikohen veçanërisht nga pirja e duhanit para dhënies së mostrës.
Posaçërisht pirja e tepërt e ujit mund të ndikojë në disa parametra. Prandaj, mund të pini ujë me kusht që të mos tejkaloni një gotë.
Vlera e sheqerit në gjak në kohë të urisë, për një ose dy herë, mund të rritet deri në 140 mg/dl, si pasojë i gjërave të ngrëna një ditë më parë, dhe i faktorëve si: stresi dhe kafja. Për vlera të larta, duhet të konsultoheni me një internist. Kur vlerat janë rreth 140 mg/dl, sheqeri në gjak pas ngrënies, mund të matet pas 2 orësh. Nëse rezultati i këtij testi del rreth 140-160 mg/dl, duhet të bëhet testi i Tolerancës orale të glukozës. Nëse rezultati i këtij testi vlerësohet të jetë i lartë, duhet të konsultoheni me një endokrinolog.
Duke qenë se mund të ketë gjak menstrual në urinë, kultura dhe ekzaminimi i drejtpërdrejtë mikroskopik ndikohen dhe japin rezultate mashtruese. Prandaj, analiza dhe kultura e urinës nuk bëhen gjatë periudhës menstruale.
Statusi i bartësit të anemisë mesdhetare mund të përcaktohet me test të elektroforezës së hemoglobinës.
Antibiotikët mund të zvogëlojnë rritjen e baktereve dhe të parandalojnë riprodhimin tyre. Kjo ndikon në rezultatet. Prandaj, varësisht nga lloji i antibiotikut, rekomandohet që testet e kulturës të bëhen të paktën 2 ditë pas përdorimit të fundit të antibiotikut. Nëse mostra jepet gjatë kohës së përdorimit të antibiotikut duke qenë në dijeni mjeku, për këtë duhet ta informoni laboratorin, duke cekur emrin dhe dozën e antibiotikut.
Mund të pritet derisa në qese të grumbullohet urinë e mjaftueshme. Nëse mblidhet urinë e mjaftueshme brenda 30 minutave pas vendosjes së qeses, duhet të vendoset qesja e re.
Hormoni beta HCG shfrytëzohet për zbulimin e shtatzënisë. Vlera e hormonit beta HCG, fillimisht rritet në gjak dhe më pas në urinë. Hormoni beta HCG gjatë shtatzënisë, është edhe përgjegjëse për përcaktimin e javës së shtatzënisë.
1 orë para analizës së kulturës së fytit nuk duhet të hani apo pini asgjë, e as të bëni gargarë, etj.
Kur bëhet kultura e sekrecionit, gryka e uretrës fillimisht duhet të pastrohet me një pecetë sterile. Pas pastrimit, mostra e sekrecionit që merret me një shtupë, duhet të vendoset në një epruvetë të veçantë dhe të dorëzohet në laborator sa më shpejt të jetë e mundur.
Të paktën 3 ditë para ekzaminimit të kërpudhave dhe të kulturës së kërpudhave, mos i përdorni barnat kundër kërpudhave. Edhe pjesët e trupi nga do të merret mostra preferohet të mos lahet. Nëse mostra duhet të merret nga thoni, mos i preni thonjtë të paktën 1 javë para marrjes së mostrës.
Nëse nuk kërkoni të përfitoni nga sigurimi shëndetësor, nuk nevojitet plotësimi i formularit.
Nuk ka nevojë të bëni dietë.
Ndryshon varësisht nga testi që kërkohet. Zakonisht në ditën e 2-të ose të 3-të të menstruacioneve. Për monitorim të progesteronit rekomandohet dita e 20-të.
Për urinokulturë paraprakisht bëhet pastrimi. Më pas, urina fillestare dhe e fundit kryhet në tualet, ndërsa vetëm urina e ndërmjetëm merret për mostër në enë sterile. Për këtë arsye nuk mund të përdoret.
Është mirë që të bëhet para marrjes së dozës së mëngjesit. Për disa barna të veçanta duhet të konsultoheni me mjekun dhe laboratorin.
Mos konsumoni alkool para analizës, pasi që do të ketë ndikim në rezultatin.
Mjaftojnë 1-2 ml urinë e cila ka qëndruar të paktën 3 orë në fshikëz, por duke i përfillur rregullat e higjienës.
Nuk nevojitet. Për kulturë të fytit dhe të këlbazës, preferohet të mos hani asgjë në orën e fundit.
Para dhënies së mostrës duhet të mos keni lidhje seksuale të paktën 48 orë dhe më së shumti 72 orë.
Për tri ditë para analizës duhet të bëni një dietë me përmbajtje normale të karbohidrateve. Të ushqyerit me sasi të shtuar ose të reduktuar karbohidrateve, mund të japë rezultate false të ulëta ose të larta.
Zakonisht nuk ndikojnë. Por barnat që duhet të merren në mëngjes në bark të thatë, mund të merren edhe pas dhënies së mostrës së gjakut. Vetëm për analizat speciale që bëhen për gjetjen e shkakut të hipertensionit, mjeku mund të kërkojë që të mos merren barnat për disa ditë.
Testi i elektroforezës së hemoglobinës zakonisht është i mjaftueshëm për të diagnostikuar talaseminë ose aneminë drapërocitare.
Nëse mjeku nuk ju ka caktuar ndryshe, rekomandohet që mostra e gjakut të jepet para marrjes së dozës së mëngjesit. Pas dhënies së mostrës së gjakut, mund të merrni barin.