Laboratori eLAB

Laboratori eLAB, i themeluar në vitin 2002, ofron shërbime në fushat e biokimisë klinike, mikrobiologjisë dhe gjenetikës. Laboratorët eLAB, ofrojnë shërbime laboratorike edhe për individë por edhe korporata. Shërbimi i tij bazohet në parimet e praktikës laboratorike e mbështetur në fakte.

MISIONI

Synimi ynë është që të jemi zgjedhja e parë e klientëve tanë, duke ofruar shërbime shëndetësore të klasit botëror, me një ekip specialistësh me përvojë në fushën e tyre, i cili i tejkalon pritjet e individëve në fushën e shëndetësisë.

VIZIONI

Vizoni ynë është ndjekim prej së afërmi procesin e ndryshimit të shpejtë në sektorin e shëndetësisë dhe t’ia paraqesim klientëve tanë të gjitha risitë në këtë sektor.

POLITIKA JONË E CILËSISË

Parimi ynë është që me të gjithë punonjësit dhe menagjmentin tonë: përmes shërbimeve cilësore dhe duke marrë si shembull parimet e "Praktikave të mira dhe të sakta laboratorike" dhe duke përmbushur kërkesat e standardit ISO 15189, të përmirësojmë vazhdimisht shërbimin që e ofrojmë me sistemin tonë dinamik të menaxhimit të cilësisë; dhe të jemi një laborator që jep gjithmonë rezultate të sakta, të besueshme dhe të shpejta, duke ndjekur standardet ndërkombëtare dhe teknologjitë më të avancuara, me pjesëmarrjen aktive të stafit tonë ekspert, i cili vazhdimisht përtërihet me trajnime relevante në përputhje me qëllimet e zhvillimit personal.

Laboratori ynë, për analizat e bëra me pajisje më moderne, zbaton metoda profesionale të punës që mbështetën në baza shkencore, pa paragjykime, dhe në përputhje me rregullat etike. Sistemi ynë i cilësisë siguron që të gjitha rezultatet tona të jenë të sakta, përfundimtare dhe të besueshme.

Ne si Laboratorët eLAB, duke marrë parasysh kërkesat dhe reagimet e klientëve, synojmë të ofrojmë shërbim të orientuar drejt klientit, duke iu përmbajtur parimeve të pavarësisë, paanshmërisë, konfidencialitetit dhe pa cenuar vlerat etike.

Në eLAB Laboratories Group, i cili që nga themelimi ka marrë pjesë rregullisht në programet e kontrollit të kualitetit të jashtëm dhe të brendshëm, analizat janë të strukturuara në përputhje me standardin ISO EN 15189 (Rregullat e Akreditimit për Laboratorët Mjekësorë).

eLAB Laboratories Group, duke ofruar zgjidhje të bazuara në ueb për individ dhe korporata, siguron lehtësimin e procedurave laboratorike të përdoruesve të fundit. 

Ne përdorim cookies për t'ju ofruar një përvojë më të mirë. Nëse vazhdoni të përdorni faqen e internetit, ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë.
Informatave të detajuara mund t'i qaseni nga faqja jonë Politikat e cookies.
Ne rregull