eLAB gjenetika
eLAB gjenetika është një qendër diagnostike e sëmundjeve gjenetike, e fokusuar në transformimin e testeve klinike, gjenetike dhe bioteknologjike si zgjidhje për të gjithë pacientët tanë, si dhe për sektorin e kërkimit.
eLAB gjenetika, e cila vepron bashkërisht me përvojën shumëvjeçare të Laboratorëve eLAB në sektorin e kujdesit shëndetësor, është e përkushtuar që ta shndërrojë shkencën e informacionit gjenetik, në zgjidhje dhe shpresë për të gjitha sëmundjet.
Përmes investimeve të avancuara në infrastrukturën e saj, ajo ofron spektrin e plotë të metodave dhe teknologjive moderne, dhe vazhdimisht është duke zhvilluar metoda të reja dhe inovative për gjenetikën njerëzore.