Sasia e tepërt ose e reduktuar e hormoneve që sekretohen nga gjëndra tiroide, shpesh mund të çrregullojnë jetën private dhe profesionale të një personi, duke e çuar deri në depresion. Te sëmundjet e gjëndrës tiroide duhen dëgjuar me kujdes ankesat e personit dhe duhen kryer analiza diagnostikuese për të vendosur diagnozën e saktë.
Te sëmundjet që shkaktojnë reduktimin e aktivitetit të gjëndrës tiroide, si pasojnë e ngadalësimit të metabolizmit vërehen: shtim i shpejtë në peshë, prirje për gjumë, plogështia, shtypja e ulët e gjakut, ndryshimet në ciklin menstrual, thatësia e lëkurës dhe brishtësia e flokëve.
Në shërbimet laboratorike mjekësore që ofrojmë si Laboratori eLAB, ne synojmë të ofrojmë shërbim të orientuar drejt klientit duke iu përmbajtur parimeve të pavarësisë, paanshmërisë, konfidencialitetit dhe pa cenuar vlerat etike, duke marrë parasysh nevojat dhe reagimet e klientëve.