Para lindjes:
Disa sëmundje të foshnjave, mund të testohen edhe para lindjes. Këto teste mundësojnë identifikimin e rasteve që do të kërkojnë ekzaminim gjithëpërfshirës. Një shtatzëni e shëndetshme fillon me kryerjen e testeve për shëndetin tuaj përpara shtatzënisë. Për këtë arsye, nuk duhet të neglizhoni testimin e bazuar në një gjurmim gjithëpërfshirës.
Infertiliteti tek femrat
Nëse jeni mbi 35 vjeç, keni cikle menstruale të parregullta ose një sëmundje që e vështirëson shtatzëninë, pa pritur të kaloj 1 vit, ju mund të bëni një test infertiliteti.
Shkaku i infertilitetit gjendet përmes testeve, analizave dhe ekzaminimeve që do të bëni në laboratorët eLAB dhe do të trajtoheni sipas këtyre rrethanave.
Në shërbimet laboratorike mjekësore që ofrojmë si Laboratori eLAB, ne synojmë të ofrojmë shërbim të orientuar drejt klientit duke iu përmbajtur parimeve të pavarësisë, paanshmërisë, konfidencialitetit dhe pa cenuar vlerat etike, duke marrë parasysh nevojat dhe reagimet e klientëve.