Shëndeti i zemrës tek femrat
Sulmi në zemër përgjithësisht mendohet si një problem specifik për meshkujt, por ky është një keqkuptim i madh. Theksohet se ky problem shëndetësor, i cili zë vendin e parë ndër shkaqet e vdekjes tek femrat mbi 40 vjeç, buron nga fakti se simptomat tipike të infarktit nuk vërehen te shumica e femrave. Tek një femër që ka sulm në zemër, në vend të dhimbjes së gjoksit mund të shfaqen simptoma tjera të ndryshme. Ankesat tek femrat si, vështirësia e frymëmarrjes, të përziera dhe ndjesi të fikëti mund të jenë shenja të një sulmi të zemrës. Në fakt, këtë gjendje femrat ia atribuojnë një sëmundjeje tjetër dhe nuk konsultohen me një mjek specialist ose vonë paraqiten te mjeku.
Rezultatet e testeve që eLAB kryen për të vlerësuar rrezikun tuaj të sëmundjeve të zemrës, bazohen në shumë faktorë, duke përfshirë historinë tuaj familjare dhe historinë personale mjekësore dhe të stilin e jetës.
Kolesteroli tek femrat
Kolesteroli, tek femrat dhe tek meshkujt shfaqet në mënyra të ndryshme. Ndryshimet hormonale që prekin femrat, bëhen shkas edhe i ndryshimit të nivelit të hormoneve gjatë shtatzënisë dhe menopauzës.
Kur bëhet fjalë për femrat, kjo situatë lidhet edhe me prodhimin e hormoneve, vitaminës D dhe acideve biliare. Për t’u transportuar në gjak, nevojiten lipoproteinat LDL dhe HDL. Kur njërës prej tyre i çrregullohet ekuilibri, fillojnë të shfaqen rreziqet e problemeve shëndetësore.
Testi i kolesterolit është një test i bazuar në matjen e sasisë së kolesterolit dhe triglicerideve në gjakun tuaj. Ky test mund të ndihmojë në përcaktimin e rrezikut të arterosklerozës, një shtresim që mund të ngushtojë ose bllokojë arteriet në të gjithë trupin tuaj.
Në shërbimet laboratorike mjekësore që ofrojmë si Laboratori eLAB, ne synojmë të ofrojmë shërbim të orientuar drejt klientit duke iu përmbajtur parimeve të pavarësisë, paanshmërisë, konfidencialitetit dhe pa cenuar vlerat etike, duke marrë parasysh nevojat dhe reagimet e klientëve.