Kriteret e nevojshme për të marrë një vendim të trajtimit të pubertetit të hershëm janë:
Shfaqja e shenjat të tek vajzat para moshës 8-vjeçare ndërsa tek djemtë para moshës 9-vjeçare,
Zhvillimi i hovshëm i shenjave të pubertetit dhe zhvillimi fizik,
Rritja e shpejtë e moshës kockore dhe e prosperuar në krahasim me moshatarët,
Kur gjatësia trupore e parashikuar të jetë nën gjatësinë e synuar gjenetike,
Kur te vajzat përmes ekzaminimit me ultrazë dhe me analizë hormonale vërehet rreziku i nisjes së hershme i ciklit menstrual ose realizimi i gjakderdhjes menstruale (para moshës 10-vjeçare), dhe
Problemet psiko-sociale dhe të sjelljes.
Një nga problemet më të zakonshme tek fëmijët e moshës 8-9 vjeç është fillimi i hershëm i pubertetit. Nëse vajza ose djali juaj kanë një ndryshime jo të zakonshme në trupin e tyre në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre, një gjendje e tillë mund të bëhet shkas që ata të bien në depresion. Mos harroni se në një rast të tillë, pa vonesë duhet të matni moshën kockore të fëmijës, dhe t’i bëni analizë hormonale.
Në shërbimet laboratorike mjekësore që ofrojmë si Laboratori eLAB, ne synojmë të ofrojmë shërbim të orientuar drejt klientit duke iu përmbajtur parimeve të pavarësisë, paanshmërisë, konfidencialitetit dhe pa cenuar vlerat etike, duke marrë parasysh nevojat dhe reagimet e klientëve.