“Me programet e analizave të porsalindurve synohet të identifikohen problemet që janë të rralla, por që ndikojnë në cilësinë e jetës duke çrregulluar zhvillimin fizik dhe mendor të foshnjës. Këto analiza kryhen duke marrë disa pika gjaku nga thembra e foshnjës suaj, brenda 48-72 orëve pas lindjes.
Me këto analiza që i bëhen të porsalindurve, synohet diagnostikimi i hershëm të sëmundjeve. Sëmundjet e përfshira në testet gjurmuese, nëse diagnostikohen herët janë të shërueshme.
Në shërbimet laboratorike mjekësore që ofrojmë si Laboratori eLAB, ne synojmë të ofrojmë shërbim të orientuar drejt klientit duke iu përmbajtur parimeve të pavarësisë, paanshmërisë, konfidencialitetit dhe pa cenuar vlerat etike, duke marrë parasysh nevojat dhe reagimet e klientëve.