Meqenëse fëmijët vazhdojnë të rriten, modelet dietale të të rriturve dhe kufizimi i tepërt i marrjes së kalorive nuk janë të përshtatshme në këtë moshë. Kufizimi i marrjes së kalorive çrregullon rritjen e fëmijës. Është e rëndësishme që plani i të ushqyerit të jetë i përshtatshëm për moshën dhe gjininë e fëmijës dhe nën mbikëqyrjen e mjekut specialist, si dhe rritja dhe zhvillimi i fëmijës të monitorohet rregullisht.
Përveç faktorëve mjedisorë dhe psikologjikë, një ndikim të rëndësishëm në shfaqjen e obezitetit ka edhe gjendja gjenetike. Në laboratorët eLAB, duke i vlerësuar të gjithë faktirët e mundshëm, ju mund të mësoni rrezikun e obezitetit të fëmijës suaj dhe të bëni plane të shëndetshme për vitet pasuese.
Në shërbimet laboratorike mjekësore që ofrojmë si Laboratori eLAB, ne synojmë të ofrojmë shërbim të orientuar drejt klientit duke iu përmbajtur parimeve të pavarësisë, paanshmërisë, konfidencialitetit dhe pa cenuar vlerat etike, duke marrë parasysh nevojat dhe reagimet e klientëve.