Çfarë është HPV?
Megjithëse HPV nuk shkakton probleme për shumicën e njerëzve, por te disa njerëz ai mund të shkaktojë lytha gjenitale dhe kancer. Virusi HPV ndikon në lëkurë. Shumë lloje të HPV-së prekin gojën, fytin dhe zonën gjenitale.
Diagnostikimi i HPV
Një person i infektuar me HPV mund të mos shfaqë asnjë simptomë; prandaj duhen bërë disa teste të veçanta për të përcaktuar nëse personi është i infektuar me HPV.
Njohja e simptomave të kancerit që lidhet me HPV, mund të na çojë në diagnostikimin e hershme
Pavarësisht kufizimeve të testimit, është një ide e mirë që femrat të bëjnë një Pap-test çdo disa vjet dhe që burrat dhe femrat të jenë të kujdesshëm për simptomat e hershme të ndonjë kanceri tjetër që lidhet me HPV.
Në shërbimet laboratorike mjekësore që ofrojmë si Laboratori eLAB, ne synojmë të ofrojmë shërbim të orientuar drejt klientit duke iu përmbajtur parimeve të pavarësisë, paanshmërisë, konfidencialitetit dhe pa cenuar vlerat etike, duke marrë parasysh nevojat dhe reagimet e klientëve.