Çfarë është intoleranca ushqimore?
Intoleranca ushqimore, e njohur edhe si ndjeshmëria ndaj ushqimit, përkufizohet si një reagim refuzues i sistemit tretës ndaj një substance në ushqimin e konsumuar.
Përmes një testi të intolerancës ushqimore, testohen antitrupat IgG, të cilët i prodhon trupi kundër ushqimeve. Këta antitrupa përmbajnë proteina specifike për çdo ushqim, dhe kështu monitorohen reagimet e trupit ndaj këtyre ushqimeve. Rezultatet nxirren për të gjitha ushqimet që i konsumon personi, për ushqimet që ai konsumon më shpesh, si dhe jepen të dhëna se cilat ushqime janë të përshtatshme për trupin tij.
Në shërbimet laboratorike mjekësore që ofrojmë si Laboratori eLAB, ne synojmë të ofrojmë shërbim të orientuar drejt klientit duke iu përmbajtur parimeve të pavarësisë, paanshmërisë, konfidencialitetit dhe pa cenuar vlerat etike, duke marrë parasysh nevojat dhe reagimet e klientëve.