Prania e intolerancës ndaj laktozës mund të testohet me disa metoda të ndryshme. Në fillim të metodës së aplikuar në laboratorin tonë, pacientëve u kërkohet të mos konsumojnë asnjë ushqim për disa orë, në mënyrë që të merret mostra e gjakut për të përcaktuar nivelin aktual të sheqerit në gjak.
Pasi të merret mostra e gjakut, personit i jepet një tretje për pirje, i cili përmban 50 gram laktozë. Pas pirjes së tretjes, gjatë 2 orëve pacientit i merret mostra gjaku, për të analizuar se çfarë efekti shkakton konsumimi i laktozës në nivelin e sheqerit në gjak. Nëse në trupin e personi gjendet enzima e laktazës, laktoza e konsumuar në fillim të testit mund të zbërthehet në glukozë dhe galaktozë, duke rezultuar me rritjen e sheqerit në gjak. Megjithatë, nëse përcaktohet se nuk ka rritje të sheqerit në gjak në matjet e përsëritura, tregon se personi nuk mund ta tretë këtë sheqer. Personi në këtë mënyrë mund të diagnostikohet se ka intolerancë ndaj laktozës.
Në shërbimet laboratorike mjekësore që ofrojmë si Laboratori eLAB, ne synojmë të ofrojmë shërbim të orientuar drejt klientit duke iu përmbajtur parimeve të pavarësisë, paanshmërisë, konfidencialitetit dhe pa cenuar vlerat etike, duke marrë parasysh nevojat dhe reagimet e klientëve.