Intoleranca ndaj histaminës

Histamina është një substancë kimike në trupin tonë që luan një rol në funksionimin e sistemit imunitar, tretjes dhe sistemit qendror nervor.

Meqenëse histamina bartet në të gjithë trupin përmes gjakut, ajo ndikon në zorrët, mushkëritë, lëkurën, trurin dhe në gjithë sistemin kardiovaskular, duke shkaktuar simptoma të ndryshme. Kjo e vështirëson zbulimin dhe diagnostikimin e intolerancës ndaj histaminës. Intoleranca ndaj histaminës është më e zakonshme tek femrat sesa tek meshkujt. Teprica e histaminës shkakton simptoma të ngjashme me alergjinë. Pacientët me intolerancë ndaj histaminës dhe pacientët me ndjeshmëri ushqimore ose alergji, shfaqin simptoma të ngjashme. Intoleranca ndaj histaminës; mund të manifestohet me teshtitje, rrjedhje hundësh, kongjestion nazal, skuqje në lëkurë , dhimbje barku, diarre, dhimbje koke, urtikarie, kruajtje, ekzemë atopike dhe dismenorre.

Përveç saj, intoleranca ndaj histaminës në përgjithësi shkaktohet nga problemet shëndetësore të zorrëve, veçanërisht nga shumimi i tepërt i baktereve në zorrë (SIBO, dysbiosis). Shkaqet tjera të intolerancës ndaj histaminës përfshijnë përshkueshmërinë e tepërt të zorrëve dhe intolerancën ndaj glutenit.

ISO 15189
Laboratori eLAB Türkiye ka certifikatën e akreditimit të laboratorit ISO 15189.
2500 Test
Ne ofrojmë shërbime me praktika laboratorike të besueshme dhe të bazuara në dëshmi.

Në shërbimet laboratorike mjekësore që ofrojmë si Laboratori eLAB, ne synojmë të ofrojmë shërbim të orientuar drejt klientit duke iu përmbajtur parimeve të pavarësisë, paanshmërisë, konfidencialitetit dhe pa cenuar vlerat etike, duke marrë parasysh nevojat dhe reagimet e klientëve.

Ne përdorim cookies për t'ju ofruar një përvojë më të mirë. Nëse vazhdoni të përdorni faqen e internetit, ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë.
Informatave të detajuara mund t'i qaseni nga faqja jonë Politikat e cookies.
Ne rregull