Është e rëndësishme që çdo mashkull mbi 40 vjeç të bëjë një check-up për një vlerësim të përgjithshëm të shëndetit të tij. Mosha mbi 40 vjeçare është një fazë kur meshkujt duhet të kujdesen për veten dhe shëndetin e tyre. Diagnoza e hershme është jashtëzakonisht e rëndësishme për disa sëmundje, veçanërisht për kancerin. Testet check-up mundësojnë diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të tilla dhe rrisin suksesin e trajtimit.
Krahas analizave që duhet të bëjë çdo mashkull mbi 40 vjeç, edhe pa pasur ndonjë rrezik gjenetik, është e rëndësishme që të bëhen edhe ekzaminime të syve, kardiologjike dhe analiza shtesë për gjurmime të kancerit.
Të bërit një check-up do të thotë identifikimi i rreziqeve të mundshme për sëmundjet që janë pasojë e moshës, gjinisë dhe e pirjes së duhanit. Kështu shqyrtohen edhe rreziqet e sëmundjeve që janë pasojë e gjenetikës familjare, si: diabeti, sëmundjet e arterieve koronare, sulmi në tru dhe kanceri.
Ekzaminimet shtesë të check-up për ata që kanë rrezik familjar për sëmundje të arterieve koronare janë: Kolesteroli HDL, kolesteroli LDL, ushtrimet fizike dhe ekokardiografia. Femrat me histori familjare të kancerit, duhet që një herë në vit të bëjnë: PAP test, ultrazë të gjirit, mamografi, teste por funksionin e frymëmarrjes dhe tomografi e kompjuterizuar e mushkërive. Meshkujt me histori familjare të kancerit, duhet që një herë në vit të bëjnë: test për antigjenet specifike të prostatës, test për funksionin e frymëmarrjes dhe tomografi e kompjuterizuar e mushkërive.
Në shërbimet laboratorike mjekësore që ofrojmë si Laboratori eLAB, ne synojmë të ofrojmë shërbim të orientuar drejt klientit duke iu përmbajtur parimeve të pavarësisë, paanshmërisë, konfidencialitetit dhe pa cenuar vlerat etike, duke marrë parasysh nevojat dhe reagimet e klientëve.