Programi i check-upit për fëmijë është planifikuar me shumë kujdes, duke marrë parasysh faktorët e rrezikut të fëmijës suaj. Aplikimi i chechk-upit për fëmijë, ndryshon varësisht nga gjinia dhe mosha e fëmijës suaj. Është e rëndësishme të ekzaminohen fëmijët sipas moshës së tyre. Programit të check-upit për fëmijë duhet t'i shtohen ekzaminime të veçanta si kontrollet kardiake, veçanërisht te fëmijët që merren me sport dhe në mosha të caktuara vlerësimet ortodontike të dhëmbëve.
Check-upet e rregullta, krijojnë një mjedis konsultimi me mjekun tuaj për: shëndetin, rritjen dhe zhvillimin e fëmijës suaj. Në këtë mënyrë, mjeku juaj do të gjej mundësi t’ju parashtroj pyetje juve dhe fëmijës suaj, në mënyrë që të informohet për historinë shëndetësore të fëmijës suaj. Është e dobishme që vlerësimet e chack-upit vjetor të bëhen nga i njëjti mjek ose mjekë. Në këtë mënyrë, mjeku juaj mund të krahasojë më mirë ndryshimet në shëndetin, rritjen dhe zhvillimin e fëmijës tuaj në krahasim me ekzaminimet e mëparshme. Përveç kësaj, përmes check-upet periodike, në një fazë të hershme mund të diagnostikohen çrregullimet e zhvillimit, të gjumit, e të folurit dhe të sjelljes së fëmijës suaj.
Gjatë procesit të check-upit, fëmija juaj ekzaminohet nga fundi në krye. Analizat dhe ekzaminimet e duhura për periudhën e check-upit, kryhen në kushtet më të përshtatshme. Vlerësohet gjendja e imunizimit dhe e vaksinimit, të ushqyerit, rritja dhe zhvillimi i fëmijës. Rekomandohet që chechk-upi të bëhen çdo muaj për 6 muajt e parë të lindjes, çdo 2 muaj për gjashtëmujorin e dytë dhe çdo 3 muaj pas moshës njëvjeçare. Kontrollet normale duhet të kryhen çdo 6 muaj pas moshës 2 vjeçare dhe një herë në vit nga mosha 6 deri në 16 vjeç.
Në shërbimet laboratorike mjekësore që ofrojmë si Laboratori eLAB, ne synojmë të ofrojmë shërbim të orientuar drejt klientit duke iu përmbajtur parimeve të pavarësisë, paanshmërisë, konfidencialitetit dhe pa cenuar vlerat etike, duke marrë parasysh nevojat dhe reagimet e klientëve.